Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kevin Kodra ulet në gjunjë, i propozon për martesë partnerit të tij

Kevin Kodra ulet në gjunjë, i propozon për martesë partnerit të tij

Make-up artisti i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë një nga momentet më të veçanta të jetës së tij personale me ndjekësit e tij. Kevin, i cili jeton dhe punon në Toronto të Kanadasë, i ka propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone.

Propozimi romantik ka ndodhur në bregdetin e magjishëm të Cefalù-së në Siçili, Itali. I rrethuar nga pamja e mrekullueshme e shkëmbinjve dhe detit, me lule të bardha dhe qirinj, Kevin është ulur në gjunjë për të kërkuar dorën e partnerit të tij, i cili ka pranuar menjëherë.

Në rrjetet sociale, Kevin ka ndarë pamje nga ky moment të veçantë, së bashku me një dedikim të veçantë: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba.”

Postimi ka marrë një mbështetje të madhe nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e tij, të cilët e kanë uruar çiftin për këtë moment të lumtur. Urime çiftit!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement