Franck Kessie është gjithnjë e më pranë rikthimit të tij në Serie A.
Sipas Tuttosport, mesfushori ka arritur një marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë trevjeçare. Ai pritet të fitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon, si dhe të përfitojë një bonus të rëndësishëm nënshkrimi. Juventus e konsideron 29-vjeçarin një përforcim me vlerë për mesfushën dhe tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, operacioni nuk është përfunduar ende. Bardhezinjtë duhet të marrin gjithashtu miratimin nga Al Ahli, klubi që zotëron kartonin e Kessie.
Juventus shpreson që kjo të jetë pengesa e fundit para rikthimit të mesfushorit në Itali.



















You must be logged in to post a comment Login