Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kërkoi falje si me vra një lepur, jo një njeri” –vëllai i Gjyljeta Ukellës flet pas seancës së djeshme

“Kërkoi falje si me vra një lepur, jo një njeri” –vëllai i Gjyljeta Ukellës flet pas seancës së djeshme

Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati Ukella, ka folur pas seancës së djeshme në Gjykatën Supreme në lidhje me rastin e Edmond Lajçit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Ukella ka ndarë dhimbjen e familjes pas humbjes së motrës dhe vështirësitë emocionale që kanë përjetuar gjatë këtij procesi gjyqësor.

Ai ka theksuar se kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht për mbesën e tij, Paulinën, e cila ishte e pranishme në seancën e djeshme. Ukella tha se ndihma emocionalle për fëmijët është shumë e rëndësishme, por situata e djeshme e ka kthyer familjen në pikën 0.

<

“Dje ka qenë shumë e vështirë. I kërkova falje mbesës sime për situatën e rëndë, pasi e kuptoj se çfarë ka kaluar përballë njeriut që i ka marrë nënën,” tha Ukella.

Ai shprehu besimin se Gjykata Supreme do të konfirmojë dënimin maksimal ndaj Lajçit, me shpresën se kjo do të zbatohet si një mesazh i fortë për ata që godasin gratë e tyre.

“Kam besim që Gjykata Supreme do të japë dënimin me burgim të përjetshëm për të gjithë ata burra që ua privuan jetën grave të tyre,” përfundoi Ukella.

Edmond Lajçi, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes, vazhdon të ketë rastin në shqyrtim para Gjykatës Supreme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement