Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Drenas, me autorizimin e Prokurorisë kompetente, ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
Policia e Kosovës apelon te qytetarët që, nëse disponojnë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarit, të kontaktojnë autoritetet në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.
Autoritetet nënvizojnë se çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit.
Be the first to comment