Profilet e rreme, të shoqëruara me identitete të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, kanë bërë pjesë të përditshme në botën digjitale.
Profesori për siguri kibernetike, Blerim Rexhaj, gjatë emisionit “Ora Shtatë”, theksoi se krijimi i një profili të rremë është një proces i thjeshtë dhe nuk kërkon njohuri ose aftësi të veçanta. Ai theksoi se, në fakt, është shumë e lehtë për këdo të krijojë një profil të tillë.
“Secili mund të plotësojë informacionet sipas dëshirës. Rrjetet sociale, në përgjithësi, nuk e verifikojnë identitetin e individëve, prandaj çdo person mund të mbushë emrin e dikujt tjetër,” u shpreh ai.
Rexhaj sqaroi se identifikimi i një personi pas një llogarie të tillë zakonisht bëhet përmes gjurmëve që lënë ata në internet.
Nga ana tjetër, avokati Kasem Murturi theksoi se krijimi i një profili të rremë nuk përbën vetvetiu një vepër penale.
“Çka mbron Kodi penal ynë është keqpërdorimi i identitetit të huaj. Për shembull, unë kam përgjegjësi penale nëse hap një llogari me emrin e dikujt tjetër dhe postoj foto të atij personi duke u paraqitur si ai,” shpjegoi avokati në Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login