Këngëtarja dhe sipërmarrësja shqiptaro-amerikane ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo, nënë e dy fëmijëve, kishte pritur prej rreth tre vitesh për fëmijën e tretë, por në një postim në Instagram ka zbuluar se ka përjetuar humbjen e tij.
“Ky nuk ishte postimi që kisha planifikuar. Do të duhej të ndaja një moment për të cilin kam lutur për tri vjet. Në vend të kësaj, po ndajem një humbje,” ka shkruar ajo.
Vokshi thekson se ka vendosur të ndajë këtë përvojë, pasi shumë gra përjetojnë këtë dhimbje në heshtje. “Po e ndaj këtë sepse shumë gra e mbajnë këtë dhimbje të vetme, dhe megjithëse në këtë moment ndihem kështu, nuk besoj se duhet ta kalojmë vetëm,” shtoi ajo.
Në përfundim, ajo shprehu mbështetje për të gjitha gratë që kanë kaluar nëpër një situatë të ngjashme, duke shkruar: “Nëse ke qenë këtu, po të mbaj për dore nga kudo që je.”
Be the first to comment