Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro

Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, njoftoi se qeveria ka refuzuar zhvillimin e një koncerti të këngëtares Jennifer Lopez në Shqipëri. Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë vendim ishte kërkesa e artistes për një garanci financiare prej 2 milionë eurosh, e cila ishte e lidhur me mundësinë e protestave.

Gonxhja theksoi gjatë një seance në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën se, nëse do të ndodhnin protesta, Jennifer Lopez kishte kërkuar garanci që qeveria nuk pranoi. Ai po ashtu mbrojti vendimin e qeverisë për të ndarë një financim prej 4,2 milionë eurosh për zhvillimin e koncertit të Kanye West, duke theksuar se sipas një vlerësimi paraprak, në arkat e shtetit janë kthyer të paktën 6,5 milionë euro.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement