Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre përsëri, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, refuzoi të propozojë emrin për kryeparlamentar. Ai kërkoi kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e konsideron të papranueshme situatën aktuale rreth konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se afati 30-ditor ka përfunduar pa u krijuar Kuvendi.
KDI nënvizon se brenda këtij afati, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ushtroi të drejtën e saj për të propozuar kandidatin për kryetar. Edhe pas skadimit të afatit, partia refuzoi përsëri të paraqiste kandidaturën, duke vazhduar me vetëdije bllokadën institucionale.
Skadimi i këtij afati, sipas KDI-së, ka sjellë një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese në lidhje me vlefshmërinë e procedurave të ardhshme. Një kandidaturë e paraqitur me vonesë, një ndërprerje e re 48-orëshe, apo një marrëveshje politike e eventualshme nuk mund të fshijnë pasojat e mosveprimit brenda afatit.
Asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të përcaktojë njëanshëm këto pasoja ose të përpiqet ti zgjidhë ato përmes krijimit të një fakti të kryer. Kjo kompetencë i takon Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.



















You must be logged in to post a comment Login