Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kaq vite jetë mbushi sot Beatrix Ramosaj!

Kaq vite jetë mbushi sot Beatrix Ramosaj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të. Një rast i veçantë për artisten, e cila ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës dhe plot mirënjohje për këtë vit të ri të jetës.

Në postimin e saj, Beatrix thekson se, nëse do të kishte vetëm një dëshirë për këtë ditëlindje, ajo tashmë është realizuar. Ajo ndan emocionet e saj, duke shprehur se këtë vit zgjedh paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën më të bukur. Për të, qëllimi kryesor është të jetë pranë njerëzve të shtrenjtë, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Pas këtij mesazhi, qëndron një triumf i rëndësishëm familjar. Dëshira e Beatrix lidhjet ngushtë me nënën e saj, Antigonën, e cila ka fituar një betejë të vështirë me kancerin dhe është shëruar plotësisht. Ky lajm ka bërë që festa e këtij viti të jetë më e veçantë se kurrë për familjen e tyre.

Antigona e ka uruar të bijën në komente, duke e quajtur “zemra e mamit” dhe duke i dëshuar një jetë të lumtur deri në 100 vjeçare. Për Beatrixin, ky kapitull i ri ka nisur plot zemër, me dhuratën më të çmuar që mund të presë: shëndetin e personit më të dashur për të.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement