Një ndryshim i papritur në Instagram ka ngjallur reagime të shumta dhe ka rikthyer në fokus marrëdhënien mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy artistët tani nuk ndiqen më në këtë rrjet social, çka ka shkaktuar spekulacione për një mundshme krizë mes tyre.
Sipas burimeve nga Prive By LS, marrëdhënia e tyre ka pasur shqetësime prej kohësh. Ftohja mes tyre kishte filluar më herët, por tani po bëhet evidente edhe për publikun përmes këtij veprimi.
Një detaj që ka shtuar shqetësimet është fakti se ndryshimi ndodhi menjëherë pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit. Shumë prisnin një urim publik nga Xhensila, por ky urim nuk erdhi dhe më pas u vërejt se ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin.
Megjithëse janë përfolur për një afrim dhe janë parë shpesh bashkë në muajt e fundit, Ledri dhe Xhensila nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht se ishin në një lidhje. Prandaj, pretendimet për një ndarje mbeten të pakonfirmuara, por veprimi i fundit në Instagram ka shtuar ende më shumë spekulimet.
Be the first to comment