Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kapet në Jarinjë i dyshuari për falsifikim dokumentesh, i gjenden 45 fishekë

Kapet në Jarinjë i dyshuari për falsifikim dokumentesh, i gjenden 45 fishekë

Policia ka arrestuar sot në Jarinjë një person të dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve”.

Sipas një njoftimi, i dyshuari, i identifikuar me inicialet I.S. dhe i lindur në vitin 1985, është ndaluar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Arrestimi u realizua si pjesë e hetimeve për një rast të mëhershëm.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq, siç raporton Klankosova.tv.

<

Gjatë këtij kontrolli, policia ka sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës. Po ashtu, është marrë si provë materiale në lidhje me rastin e falsifikimit të dokumenteve një telefon personal i tipit Redmi 5G.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh me vendim të prokurorit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement