Gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, zyrtarët e Doganës së Kosovës zbuluan rreth 13 mijë euro të padeklaruara. Ky veprim është në shkelje të detyrimit ligjor për të deklaruar mjetet monetare që kalojnë pragun prej 10,000 euro.
Një shtetas i huaj, gjatë hyrjes në Kosovë, u intervistua nga zyrtari doganor mbi posedimin e mjeteve monetare dhe mallrave përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, ai deklaroi se nuk kishte asnjë mjet monetar apo mall për të deklaruar.
Në lidhje me këtë rast, janë ndërmarrë procedurat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Mjetet monetare janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave për verifikimin dhe dokumentimin e prejardhjes së tyre.
Be the first to comment