Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kapet duke kultivuar bimë narkotike në një fshat të Beratit, prangoset 38-vjeçari

Kapet duke kultivuar bimë narkotike në një fshat të Beratit, prangoset 38-vjeçari

Policia shqiptare ka arrestuar një 38-vjeçar në fshatin Zgërbonjë të Beratit, nën dyshimin se ka kultivuar bimë narkotike.

Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit të 107 bimëve narkotike dhe 20 kubikëve me fidanë të dyshuar si Cannabis sativa nga njësitë policore.

Sipas njoftimit, “nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.” Kontrolli antikanabis vazhdon në të gjithë territorin e qarkut Berat me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë.

Rasti është referuar në organet e prokurorisë për procedura të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement