Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kapen 46 kg drogë në valixhe në aeroportin “Nënë Tereza”, fluturimi vinte nga Toronto

Kapen 46 kg drogë në valixhe në aeroportin “Nënë Tereza”, fluturimi vinte nga Toronto

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit.

Gjatë kontrolleve me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të paligjshme.

Pas një kontrolli fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.

<

Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, dhe materialet e sekuestruara janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement