Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

Kaçanik: Zyrtari në pranga, dyshohet se i kërkoi qytetarit mbi 600 euro për dokumente të panevojshme

Një zyrtar në Kaçanik ka rënë në pranga nën akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai dyshohet se i ka kërkuar një qytetari të paguante mbi 600 euro për dokumente që nuk u përfshinë në dosjen për leje ndërtimi.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet filluan pas pranimit të informacioneve që sugjeronin se zyrtari kishte tejkaluar kompetencat e tij gjatë trajtimit të një kërkese për leje ndërtimi.

Autoritetet njoftojnë se i dyshuari, duke abuzuar me detyrën e tij, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte), të cilat do t’i plotësonte në këmbim të pagesës mbi 600 euro te një kompani gjeodezike private.

<

Pas marrjes së lejes së ndërtimit, qytetari e vuri re se dokumentet për të cilat kishte paguar nuk ishin regjistruar në dosjen zyrtare, gjë që e bëri atë ta raportonte rastin në Polici.

Pas denoncimit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë ndërmarrë veprime hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Me vendimin e prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe hetimet për këtë çështje vazhdojnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement