Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kabashi-Rama: Me PDK-në do të trajtohen dinjitetshëm veteranët dhe prindërit e dëshmorëve

Kabashi-Rama: Me PDK-në do të trajtohen dinjitetshëm veteranët dhe prindërit e dëshmorëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, shprehu pritshmëritë e saj për rritjen e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me shpresën për të udhëhequr qeverinë e Kosovës.

Kabashi-Ramaj theksoi se politika e partisë do të fokusohet rreth qytetarëve. Ajo shprehu besimin se PDK-ja, me mbështetje nga qytetarët, do të jetë në gjendje të drejtojë Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi vendosur qytetarin në qendër të politikave tona. Jemi të bindur se një shtet i fortë është ai ku qytetarët fuqizohen,” theksoi ajo.

Më tej, Kabashi-Ramaj paraqiti disa prej synimeve të PDK-së në rast se partia vjen në krye të shtetit. Ajo përmendi se kanë hartuar politika ekonomike shumë të detajuara, përfshirë planin për rritjen e pagave për të gjithë ata që punojnë në institucionet shtetërore.

Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e trajtimit dinjitetshëm të veteranëve dhe prindërve të dëshmorëve. Kabashi-Ramaj theksoi se këta individë nuk duhet të vendosin mes marrjes së pensionit të moshës ose falënderimit, pasi ky i fundit përshkruhet si një kompensim për sakrificën e tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement