Justin Bieber mund të jetë një nga performerët në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sipas raportimeve nga TMZ, negociatat për pjesëmarrjen e tij janë duke u zhvilluar.
Burime nga TMZ njoftojnë se zyrtarët e FIFA-s po shqyrtojnë përfshirjen e Justin në një formacion artistësh që do të përfshijë Madonna, Shakira dhe grupin BTS, gjatë spektaklit që do të mbahet më 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey.
Shfaqja do të prezantohet nga Chris Martin, kantautori i grupit Coldplay, dhe pritet të ndjeket nga miliona admirues në mbarë botën. Po ashtu, personazhet e Sesame Street, Muppets, do të jenë pjesë e këtij eventi, duke sjellë një element arsimor dhe argëtues për fëmijët.
Justin dhe Hailey Bieber ishin njohur si figura kryesore gjatë ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës FIFA në Inglewood, e cila u mbajt vetëm disa javë më parë. Gjithashtu, Justin surprizoi të ftuarit VIP me një performancë intime të këngës “Yukon” në prapaskenë.
Ceremonia e hapjes ishte nje përzierje e traditës dhe muzikës moderne, me Shakira dhe Burna Boy si performuesit kryesorë të këngës zyrtare “Dai Dai”.
Performanca përfshiu gjithashtu një grup të njohur artistësh latinë, duke përfshirë J Balvin, Alejandro Fernández, Belinda, Danny Ocean, Lila Downs, Los Ángeles Azules dhe bandën Maná, si dhe këngëtaren jugafrikanase Tyla.
Në Toronto, ceremonia e hapjes e cila i parapriu ndeshjes Kanada-Bosnjë dhe Hercegovinë, përfshiu performanca nga Michael Bublé dhe Alanis Morissette, duke ndarë skenën me emra si Alessia Cara, Jessie Reyez, Nora Fatehi, Elyanna, Sanjoy, Vegedream dhe William Prince.
Në pjesën amerikane të spektaklit, ku morën pjesë gjithashtu Justin dhe Hailey Bieber, përshtypja ishte e jashtëzakonshme me interpretimin e Katy Perry dhe reperit Future. Programi përfshinte gjithashtu Anitta, LISA, Rema dhe sërish Tyla.
Be the first to comment