Juliana Nura festoi dje “Baby Shower-in” e saj në një ambient të bukur dhe të dekoruar me kujdes në natyrë.
Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej me një fustan të bardhë dhe elegant, Juli konfirmoi zyrtarisht lajmet e aluduara prej kohësh: ajo është në pritje të binjakëve. Një kartolinë e bukur me mbishkrimin “Hello Little Twins!” tërhoqi vëmendjen gjatë festës.
Ky event organizohet në një periudhë kur Juli ka qenë në qendër të diskutimeve në media. Ajo zgjodhi të fliste hapur për vendimin e saj për të qenë nënë e vetme, duke përdorur procedurën IVF me një donator shqiptar.
Pavarësisht se disa javë më parë u publikuan video nga festa e zbulimit të gjinisë, ku u konfirmua se ajo priste një djalë dhe një vajzë, Juli ka preferuar të mos flasë publikisht për gjininë e fëmijëve deri tani.
Be the first to comment