Profesori amerikan Edward P. Joseph ka theksuar rëndësinë që Qeveria e Kosovës të pranojë projektin amerikan të gazit dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë. Sipas tij, një iniciativë e tillë do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e marrëdhënieve me ShBA-në.
Joseph ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët e qeverisë amerikane për të realizuar këtë projekt. Ai e konsideron të domosdoshme pranimin e tij, me argumentin se ka të bëjë me sigurinë energjetike të vendit.
Ai gjithashtu theksoi se, pavarësisht disponueshmërisë së qymyrit, ky i fundit është i dëmshëm dhe ka disa faktorë negativë. Sipas tij, ngjashmëria me gazin natyror nga Maqedonia e Veriut nuk do të krijonte varësi, por do të ofronte një ombrellë më të gjerë të sigurisë energjetike për Kosovën.
Joseph ka theksuar se mosbashkëpunimi në këtë projekt mund të sjellë pasoja për qytetarët e Kosovës, duke rrezikuar uljen e sigurisë energjetike dhe distancimin më të madh nga Shtetet e Bashkuara.
Be the first to comment