Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ende pranë “njëri-tjetrit”, zbulohet arsyeja

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ende pranë “njëri-tjetrit”, zbulohet arsyeja

Edhe pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e kanë përfunduar martesën e tyre prej kohësh, duket se ndarja nuk i ka larguar plotësisht nga jeta e njëri-tjetrit.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, ish-çifti vazhdon të kalojë shpesh kohë së bashku për shkak të fëmijëve. Këta të fundit kanë krijuar një lidhje shumë të ngushtë dhe nuk dëshirojnë të ndahen. Burime pranë tyre tregojnë se familjet vazhdojnë të takohen për dreka, festa në pishinë, koncerte, pushime e madje edhe për netë së bashku.

Një burim thekson se fëmijët i mbajnë të lidhur. “Ata thjesht nuk mund t’i shpëtojnë njëri-tjetrit,” shprehet burimi. Ai shton se Jennifer e ka të vështirë ta shohë Benin kaq shpesh, sepse çdo takim i kujton asaj marrëdhënien e humbur. Megjithatë, ajo është e gatshme ta bëjë këtë për hir të fëmijëve.

<

Një tjetër sfidë për ish-çiftin është dëshira e fëmijëve për të mbetur pranë njëri-tjetrit edhe gjatë viteve të universitetit. Për këtë arsye, Jennifer dhe Ben janë dakorduar të udhëtojnë vazhdimisht mes New York-ut dhe Los Angeles, në mënyrë që të ruajnë lidhjen e krijuar.

Burimi thekson se Jennifer e mbështet plotësisht miqësinë mes fëmijëve dhe e konsideron atë një prioritet, pavarësisht marrëdhënies me Benin. “Ajo është një nënë e shkëlqyer,” përfundon ai.

Ndërkohë, ka raportime se Lopez do të përmendë edhe ndarjen nga Affleck në dokumentarin e saj të ri, “The JLo Show”. Ajo pritet të bëjë disa komente të tërthorta rreth zemrës së thyer dhe jetës si nënë beqare, por pa e sulmuar drejtpërdrejt ish-bashkëshortin. Sipas burimit, “do ta bëjë me klas”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement