Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Janë të kapur prej mafisë energjetike”, Ymeri për refuzimin e gazit amerikan (VIDEO)

“Janë të kapur prej mafisë energjetike”, Ymeri për refuzimin e gazit amerikan (VIDEO)

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar administratën e Albin Kurtit për lidhje me mafia energjetike. Ajo theksoi se asnjëherë nuk i është provuar se energjia elektrike nuk merret nga Vuk Hamoviq.

Ymeri shprehu skepticizmin e saj gjatë një intervistë në programin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova. Ajo u shpreh: “Këta janë të kapur nga mafia energjetike, por tani gjithçka është bërë më e keqe”.

Në vazhdim, ajo theksoi se pavarësisht deklaratave të administratës se nuk ka transaksione me Hamoviqin, ata asnjëherë nuk kanë arritur ta vërtetojnë këtë gjë.

Deputetja gjithashtu komentoi situatën e gazit amerikan, duke e quajtur atë jo si një problem të marrëdhënieve me Amerikën, por si një pasojë të profiterizmit dhe ndikimeve nga mafia energjetike.

“Ne nuk jemi prodhues”, tha ajo. “Nuk ka ideologji këtu; është thjesht profiterizëm. Nuk është çështje inati me Amerikën, përkundrazi, ata fitojnë më shumë nga importi. Mendoj se janë të kapur nga mafia energjetike dhe interesat që kanë pasur para se të vinin në qeveri vazhdojnë të ushtrojnë ndikim”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement