Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Ishte një gjë e shëmtuar”

“Ishte një gjë e shëmtuar”

Mund të kenë kaluar disa ditë që nga finalja e “Ferma VIP”, por një moment i sikletshëm mbetet i pashlyer në kujtesë. Ky moment i pakëndshëm ndodhi kur produksioni surprizoi fituesen e këtij edicioni, Mimoza Ahmeti.

Gjatë finalit, disa kolegë të Mimozës, përfshirë edhe aktoren Raimonda Bulku, lexuan poezi që supozohej të ishin krijime të saj. Megjithatë, Mimoza ndërhyri për të sqaruar se ato materiale nuk i përkisnin asaj.

Raimonda Bulku reagoi në lidhje me situatën e krijuar, duke theksuar se kjo ngjarje krijoi një pozitë të vështirë për të dhe kolegët e saj. Në një intervistë për “N’qytet me Maksin”, ajo e përshkroi incidentin si shqetësues dhe krejtësisht jashtë kontrollit të tyre.

“U shqetësova shumë, ashtu si kolegët e mi, sepse ishte një gjë e shëmtuar që nuk na përkiste ne. Shkuam me respekt dhe për të bërë punën tonë,” kishte deklaruar Bulku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement