Një ish-shitës makinash në Belgjikë është njohur si princ pas konfirmimit se është djali i Princ Laurent.
Clement Vandenkerckhove, 26 vjeç, është fëmija i princit nga lidhja e tij me këngëtaren belge, Wendy Van Wanten.
Atësia e tij është provuar përmes një testi ADN-je, që ka treguar një përputhje prej 99.5%.
Megjithatë, Clementi nuk do të jetë pjesë e linjës së trashëgimisë së fronit dhe nuk do të përfitojë pagesa nga shteti.
Ai ka shprehur dëshirën për të mbajtur mbiemrin Vandenkerckhove, për nder të nënës së tij.



















You must be logged in to post a comment Login