Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka prezantuar sot tri raporte të reja, që trajtojnë çështje të rëndësishme si liria e medias, siguria e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën mediatike të Kosovës.
Këto tema ishin në qendër të diskutimeve edhe në emisionin Rubikon të Klan Kosovës. Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, theksoi se ka një intensitet në rritje të sulmeve ndaj gazetarëve.
Mehmeti nënvizoi gjithashtu se në publik po qarkullojnë gjithnjë e më shumë teoria konspirative, të cilat shpërndahen pa ofruar prova apo evidenca. Ai paralajmëroi se është e rëndësishme të ruhet një klimë që inkurajon debatin dhe lirinë e shprehjes, elementi ky i domosdoshëm për një demokraci funksionale si ajo e Kosovës.



















You must be logged in to post a comment Login