Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Olgert Muka, është arrestuar një javë më parë në Dizhon të Francës, pasi u zbulua duke shitur kokainë.
Sipas mediave franceze, 46-vjeçari shqiptar ishte nën vëzhgim nga policia për një periudhë prej 10 ditësh. Arrestimi i tij është bërë në parkun Jardin de l’Arquebuse, transmeton vizionplus.tv.
Gjatë seancës dëgjimore para gjykatës, Muka deklaroi se kishte qenë i detyruar të merrej me shitjen e drogës për shkak të kushteve të vështira financiare. Ai nënvizoi se kishte qenë i papunë për rreth një vit e gjysmë, pasi ishte shkarkuar nga detyra si trajner. Sipas tij, situata ekonomike e kishte detyruar të shiste lëndë narkotike për të mbajtur familjen.
Olgert Muka ka luajtur për disa nga klubet më të njohura shqiptare, si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani dhe Besa. Ai ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaren shqiptare në dy ndeshje miqësore në vitin 2002. Pas tërheqjes nga futbolli, ai kishte filluar karrierën si trajner.



















You must be logged in to post a comment Login