Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Irani po paralajmëron hapjen e një tjetër fronti strategjik që mund të trondisë ekonominë globale dhe tregjet e naftës.

Sipas mediave iraniane, Teherani dhe aleatët e tij po shqyrtojnë mundësinë e “aktivizimit të fronteve të tjera”, përfshirë ngushticën Bab al-Mandab, si reagim ndaj sulmeve izraelite në Liban.

Kjo ngushticë ndodhet në jug të Detit të Kuq dhe konsiderohet një nga pikat më jetike të tregtisë botërore, pasi lidh Europën me Azinë përmes Kanalit të Suezit. Rreth 15% e tregtisë detare globale kalon pikërisht aty.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mbyllja ose destabilizimi i kësaj rruge do të sillte pasoja të mëdha:
▪️ rritje të çmimeve të naftës,
▪️ vonesa të mëdha në transportin global,
▪️ rritje të kostove për karburant, sigurime dhe mallra,
▪️ ndikim direkt në ekonominë botërore.

Bab al-Mandab ka qenë edhe më parë skenë sulmesh nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani. Sulmet ndaj anijeve tregtare në vitet e fundit kanë detyruar kompanitë detare të ndryshojnë rrugët, duke humbur miliarda dollarë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme po vazhdojnë të rriten dhe frika për një përshkallëzim rajonal po ndikon menjëherë në tregjet financiare dhe energjetike globale.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement