Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Irani: Për 60 ditë anijet s’do të paguajnë tarifa për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit

Irani: Për 60 ditë anijet s’do të paguajnë tarifa për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, janë intensifikuar përpjekjet për lehtësimin e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se për një periudhë prej 60 ditësh anijet nuk do të paguajnë tarifa aplikimi, pasi Teherani do të mbulojë këto kosto.

Sipas një deklarate të shpalosur nga mediat iraniane, Autoriteti i Menaxhimit të Rrugëve Ujore të Gjirit Persik (PGSA) do të marrë përsipër menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit, siç raportoi CNN.

<

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare ka udhëzuar PGSA-në të shqyrtojë dhe t’u përgjigjet shpejt kërkesave për kalimin nëpër ngushticë.

Për më tepër, Iranin po punon për të pastruar minat nga rruga ujore, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje.

Në deklaratë theksohet se, duke marrë parasysh kushtet specifike dhe rreziqet e sigurisë përgjatë këtij tranziti, anijet duhet të kalojnë sipas rrugëve dhe orareve të caktuara për të siguruar një kalim të sigurt dhe për të parandaluar incidentet detare. Kjo do të ndihmojë në rritjen graduale të kapacitetit të trafikut.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement