Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Irani ekzekuton me varje dy protestues anti-qeveritarë

Irani ekzekuton me varje dy protestues anti-qeveritarë

Dy protestues iranianë janë ekzekutuar, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve “Tasnim”.

Gjyqësori iranian njoftoi se ekzekutimi ndodhi me varje për të dy burrat, të cilët ishin dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë vendin në dhjetor dhe janar.

Raportohet se Erfan Esfandiari dhe Gol Mohammad Mohammadi janë ekzekutuar mëngjesin e së dielës. Sipas autoriteteve, ata akuzoheshin se kishin lidhur dy oficerë policie në një tabelë rrugore, i kishin goditur me gurë, i kishin spërkatur me benzinë dhe më pas u kishin vënë flakën në qytetin e Isfahanit.

<

Në një kontekst më të gjerë, pas konfliktit të armatosur mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, arrestimet dhe ekzekutimet në Iran janë shtuar ndjeshëm.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, pas Kinës. Organizatat Iran Human Rights dhe Ensemble contre la peine de mort (ECPM) raportojnë se gjatë vitit 2025 autoritetet iraniane kanë ekzekutuar mbi 1,639 persona, një shifër që përbën nivelin më të lartë të regjistruar që nga viti 1989.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement