Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve të Veriut për “keqtrajtim” ndaj një serbi

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve të Veriut për “keqtrajtim” ndaj një serbi

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar Policisë së Kosovës të pezullojë dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut. Këta zyrtarë janë dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipërmarrja e hetimit paraprak ka filluar disa ditë më herët, me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin e veprimeve policore. Ky hetim është lidhur me një operacion policor që është zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

Sipas IPK-së, hetimet kanë nisur pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike të datës 11 gusht 2026, lidhur me pretendimet e qytetarit me inicialet N.R. ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për tejkalim të autorizimeve të tyre.

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK rekomandoi sod Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë, pasi dyshohen për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, shprehet IPK.

Departamenti i Hetimeve në IPK ka deklaruar se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve të përfshirë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement