Mbrëmë, në emisionin “Top Arena”, u ftua ish-banorja Greta Kazazi në rubrikën “Kaq” të Brikenës. Intervista mes tyre shkaktoi përplasje me Selin, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ngjarjet filluan kur Brikena riktheu vëmendjen në periudhën që Greta kaloi brenda shtëpisë. Ajo i kujtoi Gretës disa video ku, gjatë kohës në “Big Brother VIP”, Selin, Shëndriti dhe Gimbo flisnin për të. “Çfarë flisni tani për mua?”, ishte pyetja provokuese e Brikenës që kërkonte të dinte nëse mendimet e ish-banorëve kishin ndryshuar.
Gjeta e Gretës ishte e matur dhe diplomatike. Ajo theksoi se secili nga ata kishte vazhduar me angazhimet personale, ndërsa respekti mbetet i rëndësishëm. “Gjithmonë mbetet shija e mirë dhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë. Loja ka përfunduar,” nënvizoi Greta, duke kërkuar që ngjarjet e shtëpisë të lihen pas.
Be the first to comment