Fluksi i vogël i qytetarëve që shfrytëzojnë të drejtën e votës është evidentuar në qendrën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Drejtori i kësaj qendre, Hamid Qorraj, informoi se në këtë qendër ka gjithsej 5400 votues potencialë. Megjithatë, deri në orët e para të mëngjesit, numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim ka qenë shumë i vogël.
“Gjithçka ka shkuar në rregull. Sot në mëngjes, materiali sensitiv ka mbërritur me kohë. Sa i përket numrit të votuesve, kjo qendër ka 5400 votues potencialë, por deri tani vetëm një numër i vogël ka dalë për të votuar,” – tha Qorraj.
Be the first to comment