Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Institucionet po DËSHTOJNË në menaxhimin e situatave me STUHI? Flet eksperti (VIDEO)

Institucionet po DËSHTOJNË në menaxhimin e situatave me STUHI? Flet eksperti (VIDEO)

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka kërkuar një përgatitje më të mirë të Kosovës për t’u përballur me stuhitë dhe fatkeqësitë natyrore. Ai theksoi se institucionet kanë një rol kyç në informimin dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Gjatë një interviste në Edicionin Special në Klan Kosova, Ahmeti shprehu shqetësimin se ndryshimet klimatike po e rrisin frekuencën dhe intensitetin e stuhive dhe fenomeneve ekstreme. Ai theksoi se reagimi institucional duhet të jetë më efektiv.

“Fenomene të tilla nuk mund t’i parandalojmë, por duhet të jemi të gatshëm për intervenim të shpejtë, për të minimizuar pasojat”, u shpreh ai.

Ahmeti sqaroi se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po bën detyrën e tij duke lëshuar paralajmërime të hershme. Megjithatë, ai theksoi se problematiku qëndron te institucionet e tjera, të cilat duhet ta përcjellin këtë informacion te qytetarët.

“Komunat dhe institucionet qendrore duhet të evidentojnë këtë informacion dhe ta komunikojnë me publikun, për t’u siguruar që qytetarët dinë si të mbrohen. Ata janë të obliguar të informojnë qytetarët kur ka paralajmërime të tilla”, theksoi ai.

Ahmeti vuri në dukje se paralajmërimet e fundit për stuhitë ndihmuan në rritjen e vigjilencës qytetare, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe qëndrimin në zona të rrezikshme.

Ai rekomandoi që gjatë stuhive, qytetarët të shmangin afërsinë me pemët, ndërtimet, shtyllat elektrike dhe billbordet, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë rreziqe të mëdha.

Eksperti kujtoi se stuhitë e fundit shkaktuan dëme në disa komunat e Kosovës dhe të paktën një jetë të humbur. Ai theksoi rëndësinë e koordinimit më të mirë institucional dhe informimit të vazhdueshëm të publikut përballë fenomeneve natyrore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement