Shiriti u pre për të përuruar rehabilitimin e një pjese të kanalit Ibër-Lepenc. Ky aktivitet u zhvillua në Varagë të Zubin Potokut, në një zonë ku dy vjet më parë ndodhi një sulm terrorist. Qëllimi kryesor i këtij rehabilitimi është forcimi i sigurisë ujore.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e këtij kanali, i cili është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe ka shërbyer si infrastrukturë jetike për Republikën e Kosovës. Ai përshkruan se kanali fillon në këtë komunë dhe shtrihet për 49 kilometra deri në Prishtinë. Ai siguron ujë për termocentralet që prodhojnë deri në 90 përqind të energjisë së vendit, për tokat bujqësore në Rrafshin e Kosovës dhe për fabrikat e ujit të pijes që furnizojnë nëntë komuna me mbi 500 mijë banorë.
Gjithashtu, drejtori i Ndërmarrjes Ibër-Lepenc, Faruk Mujka, theksoi se ky projekt është një investim i rëndësishëm për sigurinë e furnizimit me ujë dhe stabilitetin e infrastrukturës jetike në vend.
Ndiqni kronikën në vazhdim:



















You must be logged in to post a comment Login