Historia mes Arnold Damazetit dhe Katerinës nga “Për’puthen” vazhdon të jetë një temë e nxehur, sidomos pas një zhvillimi shokues disa muaj më parë.
Dyshja, pas debateve të ashpra dhe largimeve dramatike nga studioja, u rikthye në qendër të vëmendjes në mars të këtij viti për shkak të një shtatzënie të papritur. Gjatë asaj periudhe, situata ishte kompleks dhe Arnoldi shprehej i rënduar psikologjikisht. Ai e përshkroi veten si të zënë në kurth dhe theksoi se ishte i gatshëm të merrte përgjegjësitë, duke qëndruar pranë Katerinës. Kjo dramë solli shumë reagime dhe kulmoi me largimin e Katerinës, e cila iku pa lënë asnjë lamtumirë.
Ndërkohë që publiku prisnin zhvillime të reja, rrjetet sociale të Arnoldit u mbushën me mesazhe nga ndjekësit, të cilët e inkurajonin të kërkonte një test atësie për të sqaruar situatën. Për të shmangur aludimet, Arnoldi vendosi të flasë hapur dhe të përgjigjet në një video, ku ndau detaje të reja.
Gjatë fjalës së tij, ai sqaroi se nuk kishte hezituar për këtë hap, duke qenë vetë iniciatori kryesor. Ai theksoi se kishte kërkuar testin e ADN-së para tre, katër muajve, por Katerina kishte refuzuar ta bëjë këtë procedurë.
Arnoldi shprehu se ky hezitim kishte shtuar dyshimet e tij, duke e bërë atë të këmbëngulë më shumë pa sukses. Ai theksoi se refuzimi i Katerinës kishte ushqyer pasiguri mbi ngjarjet e fundit. Përballë presionit publik dhe paragjykimeve, Arnoldi vendosi të shpërndajë të vërtetën e tij, pasi ndjente se njerëzit meritojnë të dinë si kanë zhvilluar ngjarjet jashtë syrit të kamerave.
Be the first to comment