Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I riu që vra aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje

I riu që vra aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në Komunën e Deçanit, ku një i ri ka vrarë aksidentalisht babanë e tij nga pakujdesia.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas komunikatës, arma e dyshuar në incident është sekuestruar. Po ashtu, janë autorizuar veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe kryerjen e të gjitha veprimeve tjera hetimore.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement