Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I paraburgosuri vdes në spitalin e Vlorës, shqiptari i Maqedonisë pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri vdes në spitalin e Vlorës, shqiptari i Maqedonisë pësoi arrest kardiak

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Viktima, Blerim Lena nga Maqedonia e Veriut, ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas informacionit paraprak, ai kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar një infarkt, që ka bërë të nevojshëm transportimin e tij të menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, 54-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht, në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa priten veprime procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement