Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por surprizat për të kanë filluar më herët se sa pritej. Partneri i saj mori përsipër të bëjë këtë moment të veçantë për modelen.

Në një postim në Instagram Story, Afrona ndau një pamje që ilustronte buqetat me lule rozë dhe të bardha, paketime luksoze nga marka “Chanel”, si dhe ëmbëlsira dhe pije festive. Krah fotos, ajo e shoqëroi me një mbishkrim mirënjohjeje për të fejuarin: “Para ditëlindjes, faleminderit dashuria ime”, duke shprehur vlerësimin për gjestin e tij.

Për më shumë se një vit, Afrona ka ndalur beqarinë me fejesë, por ajo vazhdon të ruajë privatësinë e lidhjes së saj, duke mos zbuluar ende identitetin e partnerit. Postimet si ky janë të rralla, me të cilat ajo ndan momente nga jeta e saj e dashurisë, duke preferuar të jetojë lumturinë e saj larg syrit të publikut.

Megjithatë, dhuratat që ka marrë tani sugjerojnë se Afrona është një grua nën ndikimin e fatit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement