Një i burgosur i dënuar për vrasje nuk ka kthyer në Burgun e Dubravës pas një lejeje vikendi.
Sipas informacioneve nga Klankosova.tv, i burgosuri në fjalë është Veprim Nikçi, i cili nuk është paraqitur në burg pas përfundimit të lejes së rregullt.
Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, e ka konfirmuar këtë ngjarje dhe ka njoftuar se Nikçi është shpallur në kërkim.
<
Policia është angazhuar për gjetjen e tij, ndërsa detajet e tjera nuk janë bërë të njohura deri tani.
Be the first to comment