Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e mbrojtjes së Kreshnik Halitit, i akuzuar për vrasje, duke e dërguar çështjen për rigjykim për herë të tretë.

Haliti akuzohet për vrasjen e shokut të tij, M.Z., në Pejë, në lidhje me një borxh prej 77 mijë eurosh, sipas raportit të “Betimi për Drejtësi”.

Në rigjykimin e dytë, më 1 dhjetor 2025, Gjykata Themelore në Pejë shpalli Halitin fajtor dhe e dënosi me 19 vjet burg. Pas këtij vendimi, Prokuroria Themelore në Pejë paraqiti ankesë, duke pretenduar se kishte pasur shkelje të Ligjit Penal dhe kërkoi që Gjykata e Apelit të ndryshonte aktgjykimin, duke e shpallur Halitin fajtor për "Vrasje të rëndë" dhe t’i jepte një dënim më të ashpër, 20 vjet burg.

<

Prokuroria gjithashtu propozoi që shpenzimet e procedurës të specifikoheshin me saktësi.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gëzim Kollçaku, gjithashtu paraqiti ankesë, duke kërkuar një dënim më të rëndë për të akuzuarin.

Në anën tjetër, avokatja e Kreshnik Halitit, Nushe Kuka-Mekaj, ka bërë ankesë për shkak të shkeljeve të procedurës penale dhe për vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike. Ajo kërkoi rikualifikimin e veprës në “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” dhe një dënim më të butë. Nëse Gjykata e Apelit nuk ndryshon aktgjykimin, ajo propozoi hapjen e shqyrtimit gjyqësor.

Prokuroria e Apelit, përmes një shkresë, propozoi pranimin e ankesës së Prokurorisë Themelore dhe palës së dëmtuar, si dhe refuzimin e ankesës së mbrojtjes.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement