Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Houthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Houthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Grupi rebel Houth në Jemen, i mbështetur nga Irani, shpalli këtë të hënë një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke e vendosur atë në fuqi menjëherë.

Zëdhënësi ushtarak i Houthëve, në një fjalim televiziv, theksoi se ky vendim është një përgjigje ndaj, siç e quajnë ata, “bllokadës së padrejtë” që Arabia Saudite ka vendosur ndaj Jemenit, si dhe ndaj veprimeve të tjera të Riadit.

Ky njoftim ka ardhur pas sulmeve me raketa të Houthëve kundër Arabisë Saudite javën e kaluar. Ata e akuzuan Riadin për bombardimin e një aeroporte që ndodhet nën kontrollin e tyre, sipas raportimeve të Reuters.

<

Këto sulme janë të parat të këtij lloji që Houthët kanë pretenduar ndaj Arabisë Saudite që nga armëpushimi jozyrtar i vitit 2022, pas sulmeve të mëparshme kundër infrastrukturës energjetike saudite.

Tensionet mes palëve kanë rifilluar, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement