Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë në detyrë të Kosovës për pezullimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe për refuzimin e gazit amerikan.
Reagimi i Hotit ndodh pas njoftimit se Serbia do të nisë këtë javë raundin e saj të parë të dialogut strategjik me SHBA-në dhe po ashtu ka pranuar gazin amerikan.
Hoti ka theksuar se “Kosova, si vendi më proamerikan në rajon, ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërkohë, fqinji verior i Kosovës po fillon këtë të premte raundin e tij të dialogut me SHBA-në. Kosova gjithashtu ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, që synon shpërndarjen e gazit amerikan, me qëllim uljen e varësisë nga gazi rus.”
Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo qasje, Kosova do të mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për të forcuar partneritetin strategjik dhe sigurinë energjetike.



















You must be logged in to post a comment Login