Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të Shteteve të Bashkuara, Allison Hooker, ka dhënë një deklaratë pas takimit me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Në një postim në platformën X, Hooker ka theksuar se gjatë bisedës me kryediplomatin shqiptar janë diskutuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ajo theksoi se palët ndanë mendime për mënyrat e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në interes të sigurisë së përbashkët.
Hooker shprehu kënaqësinë e saj për takimin, duke theksuar: “Ishte një kënaqësi të takohesha sot me Ministrin Hoxha. Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, si dhe për mundësitë për të avancuar më tej sigurinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët.”
Gjithashtu, ministri Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington.



















You must be logged in to post a comment Login