Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Holanda shkatërron Suedinë, Isak e Gyokeres mbeten spektatorë në fushë

Holanda shkatërron Suedinë, Isak e Gyokeres mbeten spektatorë në fushë

Holanda dha një mesazh të fortë në Kupën e Botës 2026, duke deklasuar Suedinë me rezultatin 5-1 në ndeshjen e Grupit F.

Brian Brobbey shkëlqeu në pjesën e parë me dy gola të shpejtë, duke e vendosur skuadrën në avantazh. Pas pushimit, Cody Gakpo përfundoi dominimin holandez me një tjetër dygolësh.

Anthony Elanga arriti të realizonte golin e vetëm për suedezët, por Crysencio Summerville vulosi rezultatin përfundimtar me golin e pestë për “Tulipanët”.

<

Një vëmendje e veçantë iu kushtua paraqitjes zhgënjyese të dy sulmuesve më të vlerësuar të Suedisë, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres. Këta dy lojtarë, të cilët konsiderohen ndër futbollistët më të shtrenjtë në Evropë, mbetën praktikisht spektatorë përballë mbrojtjes holandeze dhe nuk arritën të linin gjurmë në lojë.

Pas këtij triumfi bindës, Holanda ngjitet në krye të Grupit F me katër pikë, duke bërë një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement