Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Hëngra ketchup dhe djathë”, vajza në Venezuelë rrëfen si mbijetoi 32 orë nën rrënoja

“Hëngra ketchup dhe djathë”, vajza në Venezuelë rrëfen si mbijetoi 32 orë nën rrënoja

Karina Blanco po përgatitej të fillonte orën e fitnesit që ajo jep, kur ndjeu tërmetin e fuqishëm. Lëkundjet u bënë gjithnjë e më të forta, duke i detyruar ajo dhe të pranishmit të largoheshin me nxitim nga godina.

“Kur kuptova madhësinë e tërmetit, fillova të bërtisja ‘vajza ime, vajza ime’. U futa në makinë dhe vozita sa më shpejt që munda,” rrëfen Karina.

Vajza e saj, Fabiana, 12 vjeçe, ndodhej në shtëpi në momentin kur, më 24 qershor, Venezuela u godit nga dy tërmete brenda pak sekondash. Tërmeti i dytë ishte një nga më të fortët në një shekull, me magnitudë 7.5.

<

Kur Karina arriti në shtëpinë e saj në Caraballeda, e ndodhur në veri të shtetit La Guaira, ajo u shokua nga pamja. “Shihja një ndërtesë, pastaj një hapësirë bosh ku duhej të ishte ndërtesa ime, dhe pastaj një ndërtesë tjetër,” tregon ajo për BBC-në.

Brenda apartamentit të saj, Fabiana ishte në dhomën e gjumit kur ndjeu tërmetin. Ajo vrapoi në kuzhinë dhe po mbante fort te banaku kur muret rreth saj u shembën, duke e rrëzuar në tokë.

“Po shihja gjëra që lëviznin, binin e thyheshin, pastaj muret u çarën. Në atë moment mendova: ‘Do të vdes, nuk do të mbijetoj, askush nuk do të më shpëtojë,’” rrëfen Fabiana.

Pas atij momenti, filloi një pritje e gjatë 32-orëshe. Jashtë ndërtesës së shembur, Karina pa gjysmën e shtratit të vajzës së saj që daltë nga rrënojat. “Vrapoja nga njëra anë në tjetrën duke bërtitur ‘Ajo ka vdekur, vajza ime ka vdekur’. Nuk dija çfarë të bëja,” shprehet ajo.

Nën rrënoja, Fabiana kishte ndjerë një qetësi të pazakontë, ndonëse ishte e bllokuar nga mbeturinat. “E di që bëhem shumë nervoze dhe klaustrofobike, por nuk di pse, më pushtoi një qetësi e çuditshme. Ndoshta ishte shoku,” thotë ajo.

Pak më vonë, një infermiere që kujdesej për fqinjët e saj filloi të thërriste nëse kishte ndonjë të mbijetuar. Fabiana iu përgjigj.

“Ajo më tha të qëndroja e qetë dhe se gjithçka do të ishte mirë,” rrëfen Fabiana.

Pas rreth gjashtë orësh, rreth mesnatës, infermierja u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u tregoi vullnetarëve se Fabiana ishte ende gjallë brenda.

“Unë kisha hequr dorë duke iu lutur Zotit për forcë që të filloja një jetë të re pa Fabianën. Dhe pastaj dikush më tha: ‘Vajza jote është gjallë’,” thotë Karina.

Ajo u kthye me vrap drejt ndërtesës, duke thirrur me zë të lartë emrin e vajzës së saj mes rrënojave.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement