Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Heidi “ndez” rrjetin me fustanin e kuq, fansat mbeten pa fjalë

Heidi Baci ka marrë sërish gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale me paraqitjen e saj të fundit elegante dhe mjaft provokuese.

Ish-banorja e “Big Brother Italia” dhe “Big Brother VIP Albania” publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq veror, që i vinte në pah format dhe stilin e saj të veçantë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me elegancën, vetëbesimin dhe paraqitjen plot klas, Heidi arriti menjëherë të “çmendë” ndjekësit, të cilët shpërthyen me komente dhe komplimente në postimin e saj.

“KUR momenti vlen më shumë se fotografia…”, shkroi ajo krahas imazheve, një përshkrim që ngjalli edhe më shumë reagime dhe aludime nga fansat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ngjyra e kuqe dhe stili i guximshëm i fustanit u komentuan gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e cilësuan Heidi-n si një nga vajzat më me stil dhe më të komentuara të showbizit shqiptar.

Që pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania” dhe lidhjes shumë të komentuar me Romeo Veshaj, çdo postim i Heidi-t vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me paraqitjet e saj gjithmonë të kuruara dhe stilin unik, Heidi Baci vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më influencuese në rrjetet sociale shqiptare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement