Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Heidi Lushtaku heq mbiemrin e burrit nga rrjetet duke ngritur dilema

Heidi Lushtaku heq mbiemrin e burrit nga rrjetet duke ngritur dilema

Heidi Lushtaku ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke pas një ndryshimi në profilin e saj në Instagram, i cili ka ngjallur spekulime rreth marrëdhënies së saj me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.

Modelja nga Kosova ka hequr mbiemrin “Demiral” dhe tani paraqitet thjesht si Heidi Lushtaku. Kjo lëvizje është vënë re menjëherë nga mediat, të cilat sugjerojnë se mund të ketë një krizë në çift. Sidoqoftë, deri më tani, as Heidi dhe as Merih nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për të konfirmuar ndarjen.

Një detaj i rëndësishëm mbetet fakti se ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, çka lë të kuptohet se situata mes tyre mund të mos jetë aq problematike sa sugjerojnë mediat.

<

Përveç heqjes së mbiemrit, Heidi ka bërë disa ndryshime në fotografinë dhe paraqitjen e profilit të saj. Kjo mund të jetë një përpjekje për të rinovuar imazhin e saj publik ose profesional. Lushtaku është aktive në modeling dhe në rrjete sociale, kështu që rikthimi te emri i saj i njohur mund të lidhet sa me karrierën, aq edhe me jetën private.

Heidi dhe Merih janë të martuar që nga viti 2021 dhe janë prindër të dy djemve. Në këtë pikë, ndryshimi i profilit është fakti i vetëm i konfirmuar, ndërsa gjithçka tjetër mbetet në sferën e spekulimeve të mediave turke.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement