Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka anuluar një vizitë të pa paralajmëruar në Izrael.
Sipas raportimeve nga BBC, ky udhëtim ishte planifikuar për sot. Arsyet e anulimit lidhen me sulmet e fundit iraniane ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik.
Hegseth është pjesë e delegacionit amerikan që po merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, Turqi, i udhëhequr nga presidenti Donald Trump.
Deri tani, planet për vizitën e tij në Izrael nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra nga palët, SHBA ose Izrael.
Megjithatë, disa media raportojnë se vizita do të kishte përfshirë diskutime mbi shqetësimet e Izraelit në lidhje me një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F35 në Turqi. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shprehur se kjo shitje do të përbënte një gabim.
Be the first to comment