Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë një deklaratë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Ai njoftoi se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë mëngjesit dhe ftoi deputetët e kësaj partie të marrin pjesë në seancë.
Haziri shprehu shpresën se sot do të ketë një ndryshim qasjeje nga partitë politike, duke u dhënë atyre mundësinë për të gjetur zgjidhje për normalizimin e situatës në Kuvend. Ai theksoi se, megjithë zhvillimet e djeshme dhe thirrjet për respektimin e Kushtetutës, disa palë kanë neglizhuar këto kërkesa. Ai shpreson se sot do të ofrohen mundësi për implementimin e zgjedhjeve, qoftë për qeverinë, qoftë për postin e presidentit.
Kur u pyet nëse kishte informacion rreth nënshkrimeve për thirrjen e seancës së mbrëmshme, Haziri theksoi se kjo çështje nuk lidhej me LDK-në. Ai shprehu paqartësi për ngjarjet rreth nënshkrimeve dhe kërkoi që të pyeten ata që kanë iniciuar këtë proces.
Gazetarja e sqaroi se bëhej fjalë për iniciativën e ndërmarrë nga Lëvizja Vetëvendosje. Haziri përsëriti se për këtë çështje duhet pyetur iniciativa, duke theksuar se LDK-në nuk kishte asnjë lidhje me këtë situatë.



















You must be logged in to post a comment Login