Gazi amerikan ishte një nga temat e diskutuara në një intervistë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, transmetuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Haziri komentoi thirrjen e ish-kryeministrit Avdullah Hoti për protesta, duke shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me situatën aktuale. Ai theksoi se kur bëhet fjalë për interesat e atdheut dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ai do të ishte gati të mbante armën.
“Nëse në luftën me Serbinë dhe Jugosllavinë e asaj kohe ata erdhën dhe na mbrojtën me armë, me djem, burra dhe gra, atëherë për këto raporte e kam folur,” tha Haziri.
Ai pyeti gjithashtu nëse, në rast nevoje, Kosova do të dërgonte djemtë e saj në Gaza ose në misionet paqëruajtëse, duke theksuar se nuk është një ambient mikpritës.
Be the first to comment