Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, theksoi se bashkëpunimi mes partive dhe institucioneve është rruga e vetme për të thyer ciklin vicioz të krizave politike, që, sipas tij, është i domosdoshëm për kthimin e stabilitetit.
Në një postim në Facebook, Haziri theksoi se Kosova ka nevojë për një agjendë të qartë, sidomos tani që po kalojmë fundin e javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai potencoi se çdo opsion që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një program zhvillimor dhe një agjendë strategjike duhet ta ketë fokusin e saj në bashkëpunim. Ai shpjegoi se ndarja e përgjegjësive institucionale vjen vetëm në fund të këtij procesi. Sipas tij, Kosova duhet të mbetet një faktor stabiliteti në rajon, duke respektuar vlerat demokratike. Ky rol, theksoi ai, buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda vendit.
Haziri gjithashtu përmendi se Republika e Kosovës ka mundësi të duron zgjedhje të shpeshta, nëse kujton se një ditë mund të mbetet pa zgjedhje.
Ai përfundoi duke shprehur se “një njeri dhe një parti janë të humbura në kontekstin e 17 shkurtit” dhe se “Republika është mbi të gjithë.”



















You must be logged in to post a comment Login